← Udhëzues për automatizimin e biznesit
Përgjigja e shkurtër: nga 99 euro në muaj (paketa Zgjerimi (Pro): 399 euro), plus një tarifë instalimi njëherëshe nga 200 euro. Çmimi varet nga sa mesazhe merrni, nga sa orë ndryshimesh ju duhen në muaj dhe nga fakti nëse ai duhet t’i shkruajë terminet në kalendarin tuaj.
Paketat dhe çmimet
| Paketa | Në muaj | Instalimi (një herë) | Persona / përgjigje AI në muaj | Për kë është |
|---|---|---|---|---|
| Starter · Fillimi | 99 € | 200 € | 500 persona / 3.000 përgjigje AI | Biznese që marrin pak mesazhe në ditë dhe duan të nisin thjesht |
| Growth · Rritja | 199 € | 350 € | 1.000 persona / 6.000 përgjigje AI | Biznese me trafik të rregullt mesazhesh dhe rezervime të përditshme |
| Pro · Zgjerimi | 399 € | 500 € | 2.000 persona / 12.000 përgjigje AI | Biznese me volum të lartë dhe kujtesa automatike për termine |
Ofertat aktive, pagesë paraprake dhe rekomandimi
Nëse paguani për një vit të plotë, abonimi kushton 50% më pak. Për paketën Rritja (Growth), kjo do të thotë €99 në muaj në vend të €199, pra 1.200 euro kursim në vitin e parë. Me 6 muaj paraprakisht abonimi kushton 30% më pak, me 3 muaj 20% më pak. Instalimi paguhet i plotë në çdo rast: 50% në fillim dhe 50% kur asistenti kalon live.
A mund t’i marr paratë mbrapsht nëse nuk më pëlqen? Me abonim mujor nuk ka kthim parash, por mund ta ndërprisni në çdo muaj, pa afat minimal. Me pagesë paraprake (3, 6 ose 12 muaj), brenda 30 ditëve nga dita kur asistenti juaj kalon live mund të kërkoni me shkrim kthimin e parave: ju kthejmë shumën e paguar, pasi zbresim tarifën normale të instalimit (paketa Fillimi (Starter) €200, paketa Rritja (Growth) €350, paketa Zgjerimi (Pro) €500), si dhe muajin e nisur me çmimin e plotë mujor, që llogaritet si muaj i përdorur.
Shembull: paketa Rritja (Growth), 6 muaj paraprakisht = €1.184 (6 × €139 + €350 instalim); ju kthehen €1.184 − €350 − €199 = €635.
Te paketat Faqe + Arta zbriten çmimi i faqes (€600 ose €750) dhe muaji i nisur. Kalimi në paketë më të madhe nuk hap 30 ditë të reja kthimi parash (afati numërohet nga dita e parë live), ndërsa tejkalimi dhe dega ose numri shtesë faturohen çdo fund muaji me çmimin mujor të shkruar, pa zbritjen e pagesës paraprake. Tarifa e instalimit nuk kthehet. Para se të paguani, mund ta shihni asistentin në një demo pa pagesë.
Çdo paketë përfshin një numër personash dhe përgjigjesh AI në muaj: Paketa Fillimi (Starter) 500 persona dhe 3.000 përgjigje, paketa Rritja (Growth) 1.000 dhe 6.000, paketa Zgjerimi (Pro) 2.000 dhe 12.000: cilado mbushet e para.
Nëse e kaloni limitin, çdo +50 persona ose +300 përgjigje AI kushton €10. Nuk faturohet automatikisht, ju pyesim përpara.
- Asistenti u përgjigjet klientëve në 10 gjuhët që kemi konfiguruar, në çdo paketë, pa kosto shtesë; për një gjuhë tjetër ju bëjmë ofertë.
- Edhe mesazhet e gatshme dhe mesazhet e WhatsApp me shabllon (konfirmimi, kujtesa) përgatiten në gjuhët e klientëve tuaj, pa tarifë.
- Një mesazh i ri ose ndryshimi i një mesazhi ekzistues zbritet nga orët mujore të paketës.
- Mesazhet që ju shkruajnë klientët nuk kanë tarifë. Nga 1 tetori 2026, Meta tarifon përgjigjet në WhatsApp me një tarifë të vogël për përgjigje, sipas kushteve që cakton Meta. Mesazhet në Instagram dhe Facebook nuk kanë këtë tarifë.
- Mesazhet shabllon që dërgoni ju (kujtesa për termine, fushata, oferta) kur klienti nuk ju ka shkruar në 24 orët e fundit kanë tarifë nga Meta. Këto tarifa nuk përfshihen në çmimin e paketës: i paguani drejtpërdrejt te Meta, me kartën tuaj.
- Tarifa e Meta-s ndryshon sipas vendit dhe llojit të mesazhit. Tarifat aktuale i konfirmon Meta, në llogarinë tuaj të biznesit.
Para se të vendosni: 4 pyetje të shkurtra
Jo. Kostot bazë janë këtu: abonimi mujor dhe instalimi një herë (200 / 350 / 500 €; gjysma në fillim, gjysma kur asistenti kalon live). Kostot e mundshme shtesë (tejkalimi i limitit, degë ose numër shtesë, orë shtesë për ndryshime) janë të shkruara në këtë faqe dhe nuk faturohen pa ju pyetur më parë. E vetmja kosto jashtë nesh: në WhatsApp, Meta tarifon disa mesazhe dhe e paguani drejtpërdrejt te Meta, me kartën tuaj, në Instagram dhe Facebook kjo tarifë nuk ekziston.
Arta përgjigjet vetëm me informacionin që na jepni ju. Kur nuk e di, nuk hamendëson, jua kalon juve. Nëse gabon, e rregullojmë falas. Kur diçka ndryshon, e ndryshoni vetë në tabelën tuaj, falas.
Me abonim mujor e ndërprisni në çdo muaj, pa afat minimal. Me pagesë paraprake, brenda 30 ditëve nga dita kur asistenti kalon live ju kthejmë paratë, pasi zbresim instalimin dhe muajin e nisur me çmimin e plotë mujor. Kontaktet tuaja jua dorëzojmë në CSV. Nëse ndërprisni dhe ktheheni më vonë, instalimi paguhet sërish. Dhe para se të paguani, e provoni demon falas.
Jo. Instalimin, lidhjen me WhatsApp, Instagram e Facebook, dritaren e bisedës në faqen tuaj dhe testimin i bëjmë ne. Ju na jepni çmimet, oraret dhe shërbimet.
Pse ka një tarifë instalimi?
Sepse asnjë biznes nuk është njësoj. Një sallon bukurie merr pyetje për orare dhe termine. Një dyqan online merr pyetje për çmime, masa dhe dërgesa. Një klinikë dentare merr pyetje që duan kujdes më të madh.
Para se sistemi të nisë punë, bëhet kjo punë përgatitore:
- mblidhen çmimet, oraret dhe pyetjet që ju bëjnë më shpesh klientët
- shkruhen përgjigjet me gjuhën dhe tonin e biznesit tuaj, jo me fjalë robotike
- lidhen WhatsApp-i, Instagram-i, Facebook-u dhe faqja juaj me asistentin
- testohet me raste reale para se të dalë në punë
Kjo punë bëhet një herë të vetme. Pas saj, asistenti punon çdo ditë dhe ju paguani abonimin mujor; tarifat e Meta-s për WhatsApp i paguani veçmas, drejtpërdrejt te Meta.
Katër gjëra që e ndryshojnë çmimin
1. Sa mesazhe merrni. Një biznes që merr 20 mesazhe në ditë dhe një që merr 300 nuk kanë të njëjtën ngarkesë. Sa më shumë vëllim, aq më e madhe nevoja për paketë të lartë.
2. Sa ndryshime në mënyrën si punon asistenti ju duhen çdo muaj. Çdo paketë ka orë mujore për këto ndryshime: 1 orë në paketën Fillimi (Starter), 2 orë në paketën Rritja (Growth) dhe 4 orë në paketën Zgjerimi (Pro); puna mbi këtë kohë kushton €35/orë dhe ju pyesim përpara. Rrjedhat standarde të sektorit tuaj i ngremë gjatë instalimit, në çdo paketë. Të dhënat (çmimet, oraret, pyetjet e shpeshta) i përditësoni vetë në tabelën tuaj, falas, sa të doni. Kanalet (WhatsApp, Instagram, Facebook dhe faqja web) janë të njëjta në të gjitha paketat. Për një kanal tjetër japim ofertë të veçantë.
3. A doni që rezervimet të regjistrohen në kalendar, me miratimin tuaj. Nëse mjafton që sistemi t’u përgjigjet pyetjeve, kostoja bie.
4. A doni që asistenti t’u dërgojë vetë kujtesa klientëve. Kujtesat automatike për termine janë vetëm te paketa Zgjerimi (Pro). Tarifën e Meta-s për këto mesazhe e paguani drejtpërdrejt te Meta.
A ia vlen? Le të bëjmë një llogari
Shembull i thjeshtë, jo një klient real:
Merrni një sallon bukurie në Tiranë me një çmim mesatar prej 3.000 lekësh për shërbim. Salloni merr rreth 40 mesazhe në ditë në Instagram dhe WhatsApp. Pjesa më e madhe vjen pasdite, kur stafi është me klientë në karrige dhe telefoni rri pa u parë.
Nëse nga këto humbin vetëm disa klientë në javë sepse nuk u përgjigj njeri në kohë, në fund të muajit humbja del më e madhe se sa duket.
Paketa Rritja (Growth) kushton 199 euro në muaj. Mjafton të shpëtoni disa klientë në muaj që abonimi të paguhet vetë. Numrat e biznesit tuaj i vendosni ju te llogaritësi.
Për kurse, autoshkolla dhe qendra mësimore e kemi llogaritësin veçmas, me shifra të përshtatura, te regjistrime për kurse dhe autoshkolla.
Kjo nuk është premtim, është matematikë e thjeshtë. Numrat e biznesit tuaj mund të dalin ndryshe, prandaj konsulta e parë është falas dhe e bëjmë llogarinë bashkë.
Automatizim apo një punonjës i ri?
Shumë biznese e krahasojnë automatizimin me marrjen e një personi që merret vetëm me mesazhet. Krahasimi është i drejtë, prandaj po e bëjmë hapur.
Një punonjës me kohë të plotë në Shqipëri kushton më shumë se paga bruto, hyjnë edhe sigurimet, pushimet, ditët e sëmundjes dhe koha e trajnimit. Dhe një person punon tetë orë, jo njëzet e katër.
Nga ana tjetër, një sistem automatik nuk e zëvendëson dot njeriun te bisedat e ndërlikuara ose te ankesat. Puna e tij është të mbulojë pyetjet që përsëriten, orare, çmime, disponueshmëri, rezervime, që stafi juaj të merret me atë që kërkon vërtet njeri.
Mjet i gatshëm apo shërbim i plotë?
Në internet gjeni platforma chatbot-i që kushtojnë rreth 25–50 $ në muaj për paketat bazë. Janë mjete të mira, por janë vetëm mjete: llogarinë e hapni ju, WhatsApp-in e lidhni ju, përgjigjet në shqip i shkruani, i testoni dhe i përditësoni ju.
| Mjet i gatshëm | Flowra | |
|---|---|---|
| Pagesa | Rreth 25–50 $ në muaj për paketat bazë; bisedat shtesë dhe AI shpesh paguhen veç. Edhe këtu tarifat e Meta-s për WhatsApp paguhen veçmas. | nga 99 € në muaj (paketa Zgjerimi (Pro): 399 €) + tarifë instalimi nga 200 €, një herë në fillim. WhatsApp-i ka tarifa të veçanta nga Meta (shabllonet dhe përgjigjet), që i paguani drejtpërdrejt te Meta. |
| Instalimi dhe lidhja me WhatsApp | E bëni ju | E bëjmë ne |
| Përgjigjet në shqip | I shkruani ju | I shkruajmë ne |
| Ndryshimet (çmime, orare, oferta) | I bëni ju | Çmimet dhe oraret i ndryshoni vetë në tabelën tuaj (Google Sheets); mënyrën si punon asistenti e ndryshojmë ne |
| Koha juaj | Disa orë për ta ngritur, plus mirëmbajtja çdo muaj | Vetëm koha për të na dërguar informacionin |
Nëse keni kohë dhe ju pëlqen të merreni me teknologji, një mjet i gatshëm mund t’ju mjaftojë, dhe jua themi hapur. Nëse nuk keni kohë, ose doni që sistemi të flasë shqip si duhet: te Flowra konfigurimin, lidhjen dhe testimin i bëjmë ne; çmimet dhe oraret i ndryshoni vetë, falas, ndërsa ndryshimet në mënyrën si punon asistenti hyjnë te orët mujore të paketës.
Sa kohë merr deri sa të nisë punë?
Brenda 7, 15 ose 30 ditëve, sipas paketës, nga dita kur paguhet 50% e instalimit dhe na vijnë informacionet e nevojshme (emri, biznesi, numri i WhatsApp-it, oraret). Ju nuk keni nevojë për njohuri teknike, konfigurimin e bëjmë ne, ju vetëm konfirmoni përgjigjet para se të dalin në punë. Nëse miratimi i WhatsApp nga Meta vonon, afati zgjatet po aq.
Ofertat aktive
Të gjitha ofertat tona në një vend. Mund të bashkohen me njëra-tjetrën, përveç rasteve kur shkruhet ndryshe më poshtë.
Pagesë paraprake
| Periudha | Starter · Fillimi | Growth · Rritja | Pro · Zgjerimi | Zbritja |
|---|---|---|---|---|
| Pagesë mujore | €99 | €199 | €399 | – |
| 3 muaj paraprakisht | €79 | €159 | €319 | 20% më lirë |
| 6 muaj paraprakisht | €69 | €139 | €279 | 30% më lirë |
| 12 muaj paraprakisht | €49 | €99 | €199 | 50% më lirë |
Instalimi paguhet i plotë në çdo rast, pa zbritje: €200, €350 ose €500 sipas paketës. Periudha e paguar nis ditën kur asistenti kalon live: atë ditë paguani pjesën tjetër të instalimit (50%) dhe shumën e pagesës paraprake. Nëse doni WhatsApp, asistenti kalon live kur Meta miraton numrin tuaj, në të gjitha kanalet në të njëjtën ditë; para se të paguani, kontrollojmë pa pagesë nëse numri dhe biznesi juaj mund të lidhen me WhatsApp. Zbritja e pagesës paraprake vlen edhe për abonimin mujor të paketave Faqe + Arta; te këto paketa pjesa tjetër (50%) e çmimit të faqes paguhet para publikimit të faqes. Kur periudha mbaron, zgjidhni sërish 3, 6 ose 12 muaj ose pagesë mujore, me çmimet e asaj dite. Nëse rinovoni brenda 30 ditëve nga mbarimi, instalimi nuk paguhet përsëri; deri në pagesën e rinovimit asistenti nuk punon. Pas 30 ditëve, rinovimi llogaritet si fillim i ri, me instalim. Nëse kaloni nga pagesa mujore në pagesë paraprake, periudha nis atë ditë, instalimi nuk paguhet përsëri dhe afati 30-ditor i kthimit të parave nuk rihapet.
Rekomandoni një biznes: fitoni 30% zbritje
Nëse një biznes që e njihni bëhet klient i Flowra-s me rekomandimin tuaj, fitoni të dy:
- Biznesi i ri merr 20% zbritje: në abonimin e muajit të parë nëse paguan mujor, ose në shumën totale të abonimit nëse paguan paraprakisht (mbi zbritjen e pagesës paraprake). Zbritja nuk vlen kurrë për tarifën e instalimit.
- Ju merrni një herë 30% zbritje në abonimin tuaj, për çdo biznes të ri që sillni. Zbritja zbatohet në faturën e muajit pasardhës.
Zbritja jepet pasi biznesi i ri kalon 30 ditët e rimbursimit dhe mbetet klient. Nëse ai merr rimbursim brenda 30 ditëve, ju nuk fitoni zbritjen dhe zbritja 20% e tij llogaritet e pazbatuar. Zbritjet nuk mblidhen: në një muaj zbatohet vetëm një zbritje 30%, të tjerat presin radhën (5 rekomandime = 5 muaj). Nuk ka kufi se sa biznese rekomandoni. Zbritja nuk këmbehet me para. Nëse keni paguar përpara, zbritjet në radhë zbatohen në rinovim, pasi mbaron periudha e paguar.
Degë ose numër shtesë
Degët shtesë dhe numrat shtesë WhatsApp (edhe në të njëjtën degë) nuk kanë tarifë instalimi; vetëm një tarifë mujore sipas paketës:
| Paketa | Tarifë mujore |
|---|---|
| Starter · Fillimi | 20 € |
| Growth · Rritja | 30 € |
| Pro · Zgjerimi | 50 € |
Dega e parë dhe numri i saj përfshihen në paketë. Të gjitha degët dhe numrat ndajnë limitet e paketës.
Shembull: një degë me 2 numra WhatsApp paguan një tarifë shtesë; 3 degë me 3 numra paguajnë dy.
Si të filloni
Hapi i parë është një konsultë falas. Shohim bashkë sa mesazhe merrni, çfarë ju pyesin më shpesh dhe cila paketë ka kuptim për ju, pa detyrim dhe pa presion.
Nëse doni ta shihni ndarjen e plotë të paketave, shikoni çmimet këtu.
Lexoni gjithashtu: Si funksionon një chatbot WhatsApp për biznes? dhe WhatsApp Business API apo aplikacioni normal?
Të gjitha udhëzimet në një vend: Udhëzues për automatizimin e biznesit.
Udhëzuesi tjetërÇfarë na duhet nga ju para se të fillojmë