Çerdhe, kopshte dhe shtëpi kujdesi

Një familje që kërkon çerdhe për fëmijën ose kujdes për një prind nuk merr vendim me nxitim — por pyetjet i bën në mbrëmje, pasi mbaron puna. Nëse përgjigjja vjen pas dy ditësh, ata kanë vizituar tashmë dikë tjetër.

Ku ju ikën puna

  • Pyetjet vijnë pas orarit të zyrës, sepse atëherë kanë kohë familjet.
  • Pyetjet e para janë gjithmonë të njëjtat: çmimi, orari, mosha, ushqimi, sa fëmijë ka në grup.
  • Një regjistrim i vetëm vlen sa shumë muaj tarifë — humbja e një kërkese nuk është humbje e vogël.
  • Diaspora pyet nga jashtë, shpesh në gjuhë tjetër dhe me diferencë orari.

Llogariteni vetë, me shifrat tuaja

Ne nuk ju themi sa fitoni. Ju vendosni numrat tuaj dhe llogaritja bëhet para syve tuaj. Çdo hamendësim është i shënuar dhe mund ta ndryshoni.

Sa vlejnë kërkesat që ju mbeten pa përgjigje?

Vendosni shifrat tuaja. Fushat me etiketën «supozim» ndryshojini lirisht.

Asnjë nga këto të dhëna nuk ruhet dhe nuk na dërgohet. Llogaritja bëhet vetëm në shfletuesin tuaj.

Si punon Arta

1. Familja shkruan në mbrëmje

WhatsApp, Instagram ose Facebook — kur ka kohë, jo kur jeni ju në zyrë.

2. Arta jep informacionin bazë

Çmimi, orari, mosha, ushqimi, dokumentet, si bëhet vizita.

3. Cakton vizitën

Propozon një orë për takim ose vizitë në ambient dhe e shënon në kalendar.

4. Ju flisni me familjen

Bisedën e vërtetë e bëni ju. Arta hap derën, nuk merr vendime.

Ku ndalon Arta — me qëllim

  • Vendimin nuk e merr një makinë. Për çdo pyetje që ka të bëjë me shëndetin, sjelljen ose nevojat e veçanta të një fëmije apo të moshuari, Arta ia kalon menjëherë çështjen stafit tuaj.
  • Nuk jep këshilla mjekësore dhe nuk premton kujdes. Jep vetëm informacion praktik për shërbimin.
  • Nuk merr pagesa dhe nuk nënshkruan kontrata.
  • Arta e thotë hapur se është inteligjencë artificiale. Për familjet që po marrin një vendim të rëndësishëm, kjo është pikërisht ajo që duhet.

Çmimi — i hapur, pa yje në fund

€199/muaj + €300 instalim një herë

  • Asistent AI 24/7 në WhatsApp, Instagram dhe Facebook
  • Përgjigje në gjuhën në të cilën ju shkruajnë
  • Terminet dhe rezervimet shkojnë direkt në kalendar
  • Flowra CRM — çdo kontakt ruhet në një vend
  • 5.000 përgjigje AI në muaj — rreth 165 në ditë
  • Instalimi 7–10 ditë

Abonimi zbritet 25% me pagesë vjetore. Tarifa e instalimit nuk rimbursohet.

Të gjitha paketat dhe krahasimi i plotë janë te çmimet.

Tarifat e Meta-s për WhatsApp (shabllonet dhe përgjigjet mbi 1.000 në muaj) nuk përfshihen në paketë — i paguani drejtpërdrejt te Meta, me kartën tuaj. Para çdo fushate ju themi koston e saktë dhe nuk dërgojmë asgjë pa miratimin tuaj.

Pyetje të shpeshta

A flet me prindërit sikur të ishte edukatore?

Jo. Arta thotë që në fillim se është asistente AI. Jep informacion praktik dhe, sapo biseda kalon te fëmija konkret, ia dorëzon stafit tuaj.

Diaspora na shkruan nga Italia dhe Greqia. A i përgjigjet?

Po, në gjuhën në të cilën i shkruajnë, në çdo orë. Diferenca e orarit nuk është më problem.

Punon edhe për shtëpi kujdesi për të moshuar?

Po. Pyetjet e para janë të ngjashme — çmimi, kushtet, orari i vizitave, dokumentet. Pjesa e ndjeshme i kalon njeriut.

A ruhen të dhënat e familjeve?

Kontaktet ruhen në Flowra CRM dhe janë vetëm tuajat. Ne nuk i publikojmë dhe nuk i ndajmë me askënd.

Po nëse i kaloj përgjigjet e përfshira në një muaj?

5.000 përgjigje janë rreth 165 në ditë. Nëse një muaj e kaloni, +1.000 përgjigje kushtojnë €15. Nuk ju faturojmë automatikisht — ju pyesim përpara. Sasinë e matim bashkë para instalimit.

Na shkruani në WhatsApp dhe e shohim bashkë

Ju themi çmimin e saktë, afatin dhe çfarë na duhet nga ju. Pa detyrim dhe pa tarifa të fshehura.

Na shkruani në WhatsApp

Ose provoni Artën këtu poshtë djathtas — është i njëjti asistent që do të punojë për ju.